Search

Gazifikimi i Korçës, Balluku takon homologun në Baku

13 Qershor, 2024


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me homologun e saj Mikayil Jabbarov, në Baku. Në fokus të këtij takimi, ministrja bën me dije se ka qenë projekti pilot i gazifikimit të Korçës.

Sipas ministres, tashmë projekti është në fazën më të rëndësishme, atë të implementimit, duke ndihmuar qytetarët që të ulin kostot e konsumit të energjisë.

“Me Ministrin e Ekonomisë, Mikayil Jabbarov, gjatë takimit në Baku, diskutuam hapat që kemi hedhur për realizimin e projektit pilot të gazifikimit të Korçës, në bashkëpunim të ngushtë me kompaninë e ekspertizës Socar. Tashmë nisi faza e rëndësishme e implementimit të këtij projekti, që do t’i japë mundësi qytetarëve të ulin kostot e konsumit të energjisë, por që mbi të gjitha diversifikon burimet energjetike që Shqipëria përdor, duke krijuar më tej sigurinë energjetike si çelës të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, shkruan Balluku.