Search

Francë: Çmimi i enegjisë bie në zero për disa orë

December 12, 2025


Çmimet e energjisë elektrike në Francë ranë përkohësisht në zero – konsumatorët morën energji falas.

Më 8 dhjetor, çmimet e energjisë elektrike në tregun “day-ahead” të Francës ranë në zero, që do të thotë se për disa orë energjia ishte praktikisht falas.

Kështu raportoi medium Bloomberg, i cili dha edhe disa detaje rreth kësaj ngjarje.

Arsyeja ishte një tepricë e rrallë energjie. Për shkak të dimërit jashtëzakonisht të ngrohtë është ulur dhe kërkesën për ngrohje, ndërsa erërat e forta rritën prodhimin nga parqet me erë.

Çmimet e energjisë ranë në nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2018, pas një rritjeje të madhe gjatë krizës energjetike të vitit 2022, që i detyroi shumë industri të mbyllin ose të pakësojnë konsumin e energjisë, shkruan reuters.

Operatori i rrjetit në Francë, RTE njoftoi se rritja e kërkesës për energji elektrike ndjek skenarin më të ngadalshëm të analizuar në 2023.

Zgjerimi ekonomik i dobët ka çuar në më pak konsum sesa mesatarja para COVID-it dhe në një zgjerim të ngadaltë të projekteve të elektrifikimit.

Për t’u përballur me këtë tepricë, projektet e dekarbonizimit dhe elektrifikimit, si automjetet elektrike dhe prodhimi i hidrogjenit, duhet të realizohen shumë më shpejt – çka kërkon veprime në nivel evropian, tha RTE.

Gjendja aktuale e prodhimit dhe kërkesa e ulët kanë shkaktuar eksporte rekord të energjisë në 2024 – dhe Franca është në rrugën për të thyer atë rekord në 2025, pas arritjes së 82TWh eksport deri në nëntor, vetëm 7 TWh larg totalit të vitit të kaluar.

Aktualisht, RTE ka të kontraktuar 30GWh të drejta për qasje në rrjet për industri të rënda — përfshirë hidrogjen, mobilitet dhe qendra të të dhënave – gjë që mund të ndihmojë të zbusë disa prej tepricave.

Sipas RTE, në krahasim me vendet e tjera, Franca mund të shohë një rritje më të madhe të kërkesës deri në fund të dekadës dhe norma më të larta përdorimi të rrjetit elektrik. 

/Telegrafi