Search

Forumi i Energjisë së Kosovës dhe Green Business Expo 2025 – Përmbledhje e aktivitetve

September 26, 2025


Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë më 25 shtator ka filluar Kosova Energy Forum & Green Business Expo 2025, ngjarja më e madhe në vend kushtuar energjisë së pastër dhe inovacionit të gjelbër.

Për dy ditë me radhë, mbi 40 kompani vendore e rajonale do të prezantojnë teknologji të reja, produkte dhe shërbime që synojnë ta bëjnë më të lehtë dhe më të qëndrueshme jetën e përditshme, si në biznes ashtu edhe në familje.

Në kuadër të Forumit u mbahen tre panele kryesore: “Sfidat në zhvillimin e sektorit të energjisë së rinovueshme dhe financimi i projekteve” nga GiZ Kosovo, “Fuqizimi i konkurrueshmërisë: Investimi në energjinë e rinovueshme dhe efiçiencën e energjisë në një treg të liberalizuar”  nga EBRD, si dhe “Efiçienca e energjisë: Politikat, mekanizmat financiarë dhe perspektivat e investimeve”  nga LuxDev.

Këto diskutime sollën analiza dhe zgjidhje konkrete mbi sfidat, politikat dhe investimet që e orientojnë Kosovën drejt një tranzicioni energjetik më të qëndrueshëm.

Poashtu diskutimet do të fokusohen në politikat dhe investimet që fuqizojnë konkurrueshmërinë, promovimin e e-mobilitetit dhe potencialin e madh të Kosovës në energjinë diellore.

KEF & Green Business Expo 2025 ka krijuar hapësirë dialogu e bashkëpunimi për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e tranzicionit të gjelbër nga ekspertët e sektorit deri te qytetarët që synojnë një të ardhme më të pastër.

/Telegrafi