Search

Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë pritet të bashkëpunojn me Policinë e Kosovës

October 03, 2025


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka mbajturtakim zyrtar me përfaqësues të Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë, FKEE.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në objektet e Policisë së Kosovës përmes projekteve të përbashkëta.

Policia e Kosovës në kuadër të objektivave strategjike ka paraparë edhe avancimin dhe menaxhimin efikas të shërbimeve mbështetëse si dhe përmirësimin e eficiencës së energjisë përmes investimeve, por edhe përkrahjes së institucioneve përkatëse.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për zhvillim të qëndrueshëm.” janë shprehur nga FKEE.