Fondi i Efiçiencës së Energjisë anëtarësohen në Aleancën Globale për Ndërtesa dhe Ndërtim
June 05, 2025

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, është pranuar si anëtar i Aleancës Globale për Ndërtesa dhe Ndërtim GlobalABC.
GlobalABC është e mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedis. Përmes kësaj anëtarësie, FKEE i bashkohet një komuniteti ndërkombëtar me mbi 360 anëtarë, që përfshinë 69 shtete.
FKEE njofton se si pjesë e GlobalABC, do të kontribuojë në shkëmbimin e njohurive, hartimin e politikave dhe bashkëpunimin global për të përshpejtuar zgjidhjet e qëndrueshme në sektorin e ndërtesave dhe ndërtimit.
Poashtu FKEE është duke shqyrtuar mbi 100 aplikime nga lista e pritjes për subvencione.
Pas përfundimit të afatit për aplikim në kuadër të Thirrjes Publike 2024, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka përmbyllur kalkulimet përfundimtare të buxhetit të mbetur nga kjo thirrje.
Kështu bëhet e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të FKEE-së, ku ndër të tjera thuhet se do të trajtojnë edhe rreth 150 aplikuesit e parë në këtë listë, nga gjithsej 430 aplikime të mbetura në listën totale të pritjes.
Sipas këtij njoftimi, procesi do të zhvillohet në përputhje me parimin e thirrjes publike: “i pari aplikues, shërbehet i pari”, deri në shpenzimin e plotë të mjeteve të mbetura të dedikuara për këtë qëllim.