FKEE vazhdon me projekte të reja në komuna të ndryshme në mbarë vendin
February 11, 2025

Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë ka njoftuar për disa projekte të reja në ndërtresat e sektorit publik në komunat e Shtimes, Lipjanit, Istogut, Podujevës, Vitisë dhe Suharekës.
Në këto komuna 17 projekte të reja do të realizohen. Në tre shkolla të komunës së Shtimes, tashmë kanë filluar investimet për shtimin e masave të efiçiencës së energjisë.
Me një buxhet prej 862,453€ do të investohet shkollat fillore dhe të mesme të ulët “Hasan Prishtina” dhe “Emin Duraku” , si dhe në shkollën e mesme profesionale. Masat që do të implementohen përfshinë: izolimi i mureve të jashtme, izolimin e kulmit, ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme, ndërrimin i ndriçimit në LED, automatizimi i sistemit të ngrohjes dhe instalimi i kaldasë me pelet.
Për më tepër FKEE ka njoftuar se kanë mbetur fonde shtesë për subvencionimin e masave efiçiente për shtëpitë individuale, andaj disa aplikant në listen e pritjes do të kenë mundësinë të përfitojn nga ky subvencion.