FKEE së shpejti me fonde të reja për investime në 400 ndërtesa publike
August 21, 2025

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka njoftuar se në tremujorin e fundit të vitit do të shpallë thirrjet të re për përfitim nga investimi në masa të efiçiencës së energjisë në ndërtesa publike.
Kjo thirrje do të përfshijë deri në 400 ndërtesa në nivel lokal dhe qendror, në tërë vendin. Sipas FKEE ky do të jetë projekti më i madh i këtij lloji, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Mirëpo, jo të gjithë komunat mund të aplikojnë të jenë përfituese të këtij subvencioni. Përfitimi nga ky projekt do të kufizohet për komunat që nuk kanë raportuar stokun e ndërtesave publike sipas kërkesave të mëhershme nga FKEE dhe komunat që kanë borxhe active ndaj FKEE.
Fondacioni ka njoftuar se komunat e Novobërda, Ranillugu, Fushë Kosova, Dragashi, Shtërpca, Kllokoti, Zubin Potoku, Zveçani, Leposaviqi dhe Mitrovica e Veriut deri më tani nuk kanë dorëzuar raportin mbi numrin e ndërtesave publike.
Këto komuna kanë kohë deri me 25 gusht për të përmbushur këtë kërkesë. Kurse informata se cilat komuna kanë borxhe ndaj FKEE nga projekte të kaluara si skemaz kthyese, pagesat e tarifave dhe bashkëfinancimi për ndërtesat sociale nuk janë bërë publike.
Për të vazhduar tutje me projektin e ri komunat duhet të mbyllin borxhet e tyre deri në muajin shtator.