Search

FKEE përfundon investimet në Sos Fshat

January 05, 2026


Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka realizuar me sukses instalimin e një sistemi fotovoltaik në Qendra Sociale – Edukative SOS në Prishtinë, në kuadër të masave për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme.

Donacioni nga FKEE përfshin instalimin e një sistemi fotovoltaik të lidhur me rrjet, me kapacitet 15.5kWp  me kosto prej 9,693.97€.

Përmesë këtij investimi do të uljen e kostot e energjisë elektrike, do të rritet qëndrueshmëria  energjetike e ndërtesës dhe do të përmirësohet komoditetit për fëmijët dhe stafin e qendrës.

“FKEE vazhdon të mbështesë projekte me ndikim të drejtpërdrejtë social dhe mjedisor, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.” thuhet në njoftimin e FKEE.