FKEE përfaqëson Kosovën në IEA
April 16, 2025

Fondi Kosovarë për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka qenë pjesëmarrës në trajnimi e organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, për Efiçiencë të Energjisë.
Një ekip i FKEE-së, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe LuxDev, morën pjesë në Javën e 20-të të Trahnimit për Politikat e Efiçiencës së Energjisë, të organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, IEA, në Paris.
Kjo ngjarje globale e organizuar nga IEA ofroi për pjesëmarrësit trajnim për njohuri të avancuara në pesë fusha kyçe: Ndërtesa, Pajisje, Industri, Transport si dhe Indikatorët dhe Vlerësimi. Përmes ligjëratave dinamike, punës interaktive në grupe dhe shkëmbimeve me ekspertë dhe pjesëmarrës nga mbarë bota, u fituan njohuri praktike për të forcuar politikat e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe për të përshpejtuar arritjen e objektivave deri në vitin 2030.