FKEE në bashkëpunim me ICK – Shtyhet përpara inovacioni dhe efiçienca e energjisë
July 18, 2025

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE ka njoftuar se ka nënshkruaj memorandum të bashkëpunimit me qendrën e inovacionit ICK.
“Sot, kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Innovation Centre Kosovo, me qëllim të fuqizimit të zhvillimit profesional të të rinjve dhe promovimit të energjisë së gjelbër në Kosovë.” thuhet në njoftimin e FKEE
Ky bashkëpunim parasheh ofrimin e punës praktike për të rinjtë në fushat e energjisë, teknologjisë, menaxhimit dhe komunikimit si ofrimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për efiçiencë të energjisë. Të dy insitutet premtojnë se do të sjellin projekte inovative që përkrahin zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër
Sipas FKEE, ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm në përfshirjen aktive të inovacionit dhe të rinjve në sektorin e efiçiencës së energjisë në vend.