Search

FKEE me punëtori rreth mbështetjeve të reja për burimet e ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë

August 08, 2025


Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka mbajtur punëtorinë planifikuese për proceset, strukturat dhe kapacitetet e nevojshme për programet aktuale dhe programet e reja për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme.

Kjo punëtori dy ditore u organizua nga FKEE me mbështetjen e GIZ Kosovo, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të institucionit për të realizuar projektet që pritet të nisin së shpejti, duke zgjeruar edhe më tej fushëveprimtarinë tonë.

FKEE është shprehur se mbetet e përkushtuar në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në vend dhe partneritetet e fuqishme na ndihmojnë të ecim më lehtë drejt qëllimeve tona.