FKEE me projekt të ri për Tranzicionin e Gjelbër dhe të Drejtë për Kosovën
September 30, 2025

70 familje në nevojë do të përfitojnë nga masa konkrete për efiçiencë të energjisë, falë projektit “Rruga gjithëpërfshirëse dhe e drejtë drejt vitit 2030: E ardhmja e energjisë së gjelbër”.
Fondi për Efiçiencë të Energjisë njofton për këtë projekt të financuar nga Qeveria e Danimarkës dhe të zbatuar nga UNDP në partneritet me FKEE dhe Ministrinë e Ekonomisë.
Përfitues do të jenë familje që përballen me sfida të mëdha ekonomike e sociale, përfshirë prindërit vetushqyes dhe familjet me persona me aftësi të kufizuara.
Deri në vitin 2027, ky projekt synon të përfshijë deri në 200 shtëpi nga lista e përfituesve të ndihmës sociale.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi energjetik më të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për Kosovën – një të ardhme ku askush nuk mbetet pas.” deklarohet në njoftimin për media nga FKEE.