Search

FKEE investon në SOS Fshat në Kryeqytet

April 07, 2025


Me anë të investimeve nga FKEE në SOS fshat do të instalohen 15kW energji solare.

Fondi Kosovar për Efipiencë të Energjisë, FKEE, ka njoftuar se do të investojnë në SOS Kopshtinë në kryeqytet, me instalimin e paneleve solare me kapacitet prej 15kW.

Drejtori Menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi, dhe Drejtori i SOS Kopshtit, Dhimitri Bibolli, kanë nënshkruar një Marrëveshje për Donacion për të mbështetur SOS Kopshtin në Prishtinë me instalimin e një sistemi diellor fotovoltaik me kapacitet prej 15kW.

Sipas FKKE, ky investim do të mundësojë uljen e kostove të energjisë elektrike dhe krijimin e një ambienti më të qëndrueshëm dhe efiçient për fëmijët dhe stafin e kësaj qendre sociale-edukative.

Instalimi i sistemit PV do të zvogëlojë ndjeshëm varësinë nga rrjeti elektrik dhe do të ulë emetimet e karbonit. SOS Kopshti ofron edukim dhe kujdes për fëmijët në nevojë, duke u bërë një qendër e rëndësishme për komunitetin. Kursimet nga faturat e energjisë për këtë institute do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe ofrimin e një përkujdesjeje edhe më të mirë për fëmijët.