Search

FKEE – Investon në ndërtesa komunale në Malishevë

December 12, 2024


Fondi i Kosovës për Efiçeincë të Energjisë (FKEE) ka investuar mbi €1.5 milionë në renovimin e 7 ndërtesave publike në Komunën e Malishevës.

Këto investimet janë kryer përmes skemës kthyese për financimin e projekteve komunale, ka lajmëruar ministria e ekonmisë. Objektet që kanë përfituar nga renovimet janë: Ndërtesa e Administratës (ndërtesa e Komunës), Gjimnazi “Hamdi Berisha”, Salla e Sporteve “Habib Zogaj”, SH.M. “Lasgush Poradeci”, SH.F.M.U. “Labinot Krasniqi”, SH.F.M.U. “Ibrahim Mazreku” dhe Qendra Kulturore “Tahir Sinani”.

Për të rritur efiçiencën e energjisë në këto ndërtesa është investor në termoizolimi mureve të jashtme dhe kulmit të ndërtesës, ndërrimi i dyerve dhe dritareve, renovimi i ndriçimit. Ngrohja e ndërtesave është ndërruar gjithashtu, ku janë instaluar pompa termike, kaldaja me biomasë si dhe është automatizuar sistemi i ngrohjes.

Për të parë investimet e kryera në secilën ndërtesë mund të ndiqni Link-un.

“Këto investime janë një shembull i përkushtimit tonë për një Kosovë të qëndrueshme. Falënderojmë të gjitha institucionet qendrore e lokale për angazhimin, bashkëpunimin, e vetëdijesimin gjithnjë më të lartë për efiçencën e energjisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së ekonomisë.