FKEE hapë pozita të lira për ekpertë të prokurimit, inxhinierisë dhe arkitekturës
December 13, 2024

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka hapur pozita të lira për ekspertë të jashtëm në fushat teknike dhe në prokurim.
‘Ftohen profesionistë të fushave të ndryshme të aplikojnë për t’u përzgjedhur si ekspertë të jashtëm, për angazhime në FKEE sipas nevojës.’, thuhet në njoftimin e FKEE.
FKEE kërkon ekspertë të jashtëm në fushën e prokurimit, mekanikës, elektrikës, ndërtimtarisë dhe arkitekturës. Aplikim është i hapur deri më 26.12.2024.
Për më shumë të dhëna ndiqni Link-un me të dhënat e thirrjes.