FKEE dhe GIZ në Kosovë zhvillojn bashkëpunimin me një projekt të ri
March 09, 2026

Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë së bashku me partnerët nga GIZ Kosovo, ka zhvilluar një punëtori dy ditore për avancimin e përgatitjes së një projekti të ri që financohet nga Qeveria Gjermane dhe ajo Daneze.
Sipas FKEE, ky projekt synon të mbështesë zhvillimin dhe pilotimin e programeve për investime në masa të integruara të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë në ndërtesat shumëbanesore dhe ndërtesat publike, raporton Kosovo Energy.
Këto masa kanë për të kontribuar në uljen e konsumit të energjisë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.
Një bashkëpunim i tillë thekson rëndësinë e partneriteteve për të përshpejtuar tranzicionin drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më efiçiente në përdorimin e energjisë.