FKEE bashkëpunon me UNICEF për rritjen e ndërgjegjes ndaj efiçiencës së energjisë
March 18, 2025

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, dhe UNICEF Kosovo Programme kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për të fuqizuar të rinjtë në Kosovë si avokues të efiçiencës së energjisë.
FKEE ka njoftuar se ky bashkëpunim synon të rrisë ndërgjegjësimin për kursimin e energjisë, të mbështesë iniciativat e drejtuara nga të rinjtë dhe të forcojë vendimmarrjen e bazuar në të dhëna.
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i FKEE, Driton Hetemi, dhe Drejtoresha e Zyrës së UNICEF në Kosovë, Veronika Vashchenko. Sipas FKEE, “ky është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të qëndrueshme për fëmijët dhe të rinjtë në vend! „.