Search

FKEE: 80% e fituesve në subvencionin e fundit kanë implementuar masat efiçiente

December 30, 2024


Në një njoftim të fundit Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё njofton se mbi 80% e përfituesve nga thirrja e dytë publike për subvencionimin e masave të efiçiencës, tashmë kanë përfunduar punimet në shtëpitë e tyre dhe gëzojnë komoditet.

Kjo masë ishte thirrja e dytë publike për implementimin e masave të efiçiencës në shtëpitë individuale. FKEE njofton se ka kompani të kontraktuara që janë duke verifikuar punimet në terren. Pas këtij hapi, përfituesit do të ftohen për nënshkrim të marrëveshjes.

Përtej vazhdimit të implementimit të sunbevencioneve së fundmit FKEE ka nënshkruar marrëveshje me komunën e Istogut dhe Suharekës. Këto marrëveshje synojn investime për rrijen e efiçiencës së ndërtesave publike, të cilat kryesisht janë në shkolla dhe qerdhe. Këto marrëveshje përfshinë investime me vlera 206,000€ për komunën e Istogut dhe 1milion euro për komunën e Suharekës.

 

Përkundër spekulimeve – Masat për subvencionimin e pajisjeve elektrike efiçiente nuk kanë thelluar krizën energjetike në Kosovë

Në një adresim të fundit, Artane Rizvanolli, ministerja e ekonomisë, ka folur edhe për pajisjet eficiente për energji dhe subvencionimin e tyre. Sipas saj, në opinion publik është folur se si subvencionimi i pajisjeve efiçiente që përdoren për ngrohje ka qenë një nga hapat që kanë ndihmuar në tejngarkesën e rrjetit energjetik në disa zona të Kosovës.

Rizvanollit, ka kundërshtuar këto spekulime, me arsyetimin se subvencionet janë kryer për pajisje efiçiente të cilat minimalisht ndikojn rrjetin, mirëpo shkaktarët kryesore janë kaldajat e vjetra dhe jo efiçiente që përdoren si alternativ për ngrohje. Komentin saj të plotë mund ta gjeni më poshtë.

“Kjo është një prej atyre gjërave që ka pasur keq informim, nuk po themi prej mediave, mirëpo në opinioni publik. Kur janë dizajnuar skemat e subvencionimit është menduar çdo detaj. Prandaj, edhe ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet ngrohëse efiçeinte që ngrohin me energji elektrike, përveç nëse jeni konsumator i cili është duke u ngrohur me energji elektrike me kaldajë(pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër)”.