Search

Fitojnë të gjelbërtit: Kryetari i ri i Zagrebit premton projekte të qëndrueshme energjetike

June 01, 2021


Me 200 mijë vota, Tomislav Tomasevic nga ‘të gjelbërtit’ ka fituar garën për pozitën e kryetarit të Zagrebit në zgjedhjet e fundit lokale.

Përmes platformës së tij ‘Ne mundemi!’, Tomasevic ka premtuar se do të përkrahë vendosjen e paneleve solare në kulmet e shtëpive dhe ndërtesave, masave të efiçiencës së energjisë dhe se do të aplikojë parimet e ekonomisë qarokre gjatë mandatit të tij në Zagreb, ka shkruar Balkan Green Energy News.

‘Fushata ime në Zagreb ka filluar qysh në vitin 1998, si 16 vjeçar po luftoja kundër hudhjes së mbeturinave rreth dhe në lumin Sava, të cilat po rrezikonin ujin e pijshëm’, ka thënë kryetari i ardhshëm i Zagrebit, Tomislav Tomasevic, menjëherë pasi kishte marrë rezultatet e garës për të parin e kryeqytetit kroat.

Në zgjedhjet e fundit, ai kishte fituar mbi 200 mijë vota, ndërsa kundërshtari tij kryesor Miroslav Skoro vetëm 106 mijë vota. Tomasevic udhëheqë me platformën politike ‘Ne mundemi!’, e cila do të ketë 23 ulëse nga gjithsej 47 në parlamentin lokal ë këtij qyteti.

E njejta platform politike ka fituar disa vende edhe në Split, Dubrovnik, Pula, Shibenik dhe Korcula. Suzana Jasic nga e njejta platform ka fituar garën për pozitën e të parit në Pazin në Istri.

Për Zagrebin më të pastër, të gjelbër, të drejtë dhe transparent

‘Njëzet e tre vite më vonë jemi mbledhur këtu bashkë dhe me ekipën më të mirë në botë, me të cilët ka disa vite tani që po luftojmë për shoqëri më të drejtë dhe tolerante. Këta janë njerëzit me të cilët ndajë vizionin tim për një Zagreb më të gjelbër, të drejtë dhe transparent’, ka thënë Tomasevic.

Tomasevic ishte një ndër aktivistët që kishin kundërshtuar planet për të ndërtuar një incinerator të mbeturinave në Resnik në Zagreb. Pas kundërshtimeve, qyteti i Zagrebit kishte braktisur planet për ndërtimin.

Ai ishte edhe udhëheqës i protestave kundër planeve për ndërtimin e objektit rezidencial dhe komercial në zonën e këmbësorëve në qendër të Zagrebit. Kampanja kishte filluar në vitin 2006 dhe kishte zgjatur pesë vite.

Qytetarët e Zagrebit do të marrin pjesë në procesin e vendimarrjes

Në fjalimin e tij pas shpalljes së fitores, Tomislav Tomasevic ka ftuar të gjtihë banorët e Zagrebit të bëhen pjesë e ndryshimeve. Dyqind persona ishin të përfshirë në përgatitjen e programit të platformës dhe më shumë se dhjetë mijë qytetar kanë kontribuar në përgatitjen e planeve të veprimit në distrikte të ndryshme të qytetit.

Platforma ‘Ne mundemi!’ ka vënë fokus të veçantë në përkrahjen dhe instalimin e paneleve solare në kulme të shtëpive dhe ndërtesave, zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe prezantimin e parimeve të ekonomisë qarkore.