Search

Festat e Fundvitit e tejngarkojnë rrjetin – Fundviti edhe këtë herë është përcjell me thirrje për kursim dhe ndërprerje të energjisë

January 05, 2026


Operatorët e rrjetit dhe funizuesi i përgjithshëm kanë pasur disa ditë të vështira gjatë festive të fundivitit, kur ngakesa maksimale në rrjet ka kaluar 1500MW.

Bazuar në trendin dhe krahasimin me vitin 2015, operatori i rrjetit të Shpërndarjes, KEDS, ka njoftuar se ngarkesa maksimale e rrjetit është rritur për 53.22% , nga 964 MW në vitin 2015 në 1,477 MW në vitin 2025.

Më këto shifra KEDS ka theksuar se përmes investimeve të realizuara, ka rritur kapacitetin pritës të rrjetit dhe ka arritur të akomodojë mbi 53.22% të rritjes së ngarkesës gjatë këtyre viteve . Mirëpo ka inkurajojmë konsumatorët që të kontribuoni në kursimin e energjisë për shkak se pjesë të shumta të rrjetit nuk e kanë përballuar ngarkesën.

Si pasoj zona të ndryshme janë përbaluur me ndërprerje të pa planifikuara të energjisë.

Furinizuesi KESCO, gjithashtu ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

“Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm për jetën e përditshme, por edhe për procese të rëndësishme në vend, përfshirë zgjedhjet nacionale.

KESCO po operon me kapacitete të shtuara, veçanërisht në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur secilit konsumator. Në raste të ndërprerjeve më të mëdha, thirrjet janë të shumta dhe kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes.

… Veprimet e vogla nga secili prej nesh ndihmojnë në stabilizimin e furnizimit për të gjithë.” thuhet në deklaratën e KESCO.

Rekomandime të dhëna për kursimin e energjisë përfshinë: shmangien e përdorimit të pajisjeve me konsum të lartë njëkohësisht, përdorimi i ngrohjes elektrike me moderim, duke ngrohur vetëm hapësirat ku qëndrojmë dhe të mbahet temperaturën e brendshme rreth 20–21°C.