FAQ për Tregun e Hapur – Udhëzohuni me informata kyçe rreth këtij procesi
July 28, 2025

Ministria e Ekonomisë ka publikuar disa informacione të përgjithshme rreth tregu të hapur të energjisë.
Këto të dhëna janë një përmbledhje informative mbi diskutimet, prezantimet dhe pyetjet e ngritura gjatë seminarit për konsumatorët në tregun e hapur të energjisë elektrike si cili është më 10 dhe 11 qershor.
Në këtë seminar përveç konsumatorëve të interesuar rreth procesit të liberalizimit të tregut pjesëmarrës kanë qenë edhe ekspertë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji. Sipas ministries në këtë seminar janë ndarë informacione teknik dhe rregullativ për qëllime edukimi dhe informimi. Përmbledhjen e temave të diskutuar mund ta gjeni mëposhtë.
Çfarë është Tregu i Lirë?
- Furnizuesit konkurojnë për të ofruar çmime dhe kushte më të mira.
- Çmimi nuk është më i rregulluar nga ZRRE, por negociohet drejtpërdrejt.
- ZRRE rregullon dhe vendos tarifat për shfrytëzimin e rjetit te shpërndarjes (KEDS) dhe transmissionit (KOSTT).
- Tregu funksionon në bazë të ofertës dhe kërkesës – çmimet janë dinamike.
- Furnizuesit mund të ofrojnë çmime dinamike, fikse për një periudhë të caktuar, apo edhe kombinim të indekseve të ndryshme.
Bazat Ligjore dhe Korniza Rregullative
- Tregu është i liberalizuar në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore të ZRRE.
- Konsumatorët kanë të drejtë të zgjedhin furnizuesin e tyre dhe të negociojnë kushtet e furnizimit.
Ne përputhje me piken 2.8.4 te nenit 34 te Sipas ligjit Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, Furnizuesi gjithashtu duhet: përcaktojnë kushtet e furnizuesit dhe t’i bëjë ato publike në mënyrën e duhur, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para fillimit të aktiviteteve të furnizimit me energji elektrike;
Si shkon procesi i ndërrimit të furnizuesit?
- Analizoni profilin tuaj të ngarkesës – ky është informacioni bazë që kërkohet nga furnizuesit. Profilin tuaj të ngarkesës mund ta merrni nga KEDS.
- Kërkoni dhe krahasoni oferta nga furnizues të ndryshëm.
- Nënshkruani kontratë me ofertuesin më të favorshëm.
- Furnizuesi njofton operatorin e sistemit për kalimin në bazë të kontratës.
Cili është roli i Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF)?
- Nëse nuk keni pasur kontratë aktive nga 1 Qershori 2025, KEK, si FMF, ju furnizon përkohësisht deri 60 ditë.
- Mos e konsideroni FMF si zgjidhje afatgjatë.
- Ky furnizim mund edhe mos të jetë më i favorshmi ekonomikisht për ju – duhet të gjeni furnizues të rregullt sa më parë.
Çfarë është Profili i Ngarkesës dhe përse është i domosdoshmëri për konsumatorët?
- Profili përshkruan shpërndarjen orare të konsumit të energjisë.
- Konsumatorët pa njëhsorë intervali duhet të përdorin profile standarde të cilat i ka për obligim t’i përpiloj KEDS si Operator i Sistemit të Shpërndarjes.
- Ju apo Furnizuesi juaj me autorizim tuajin keni të drejtë të kërkoni këtë profil nga KEDS. Lidhur me këtë kontaktoni KEDS, përmes linkut https://www.keds-energy.com/ ose emal adresën [email protected]
- Furnizuesit përdorin këtë profil për të llogaritur ofertat dhe për të balancuar ngarkesën në treg.
Optimizimi i Konsumit bazuar në Çmimet Ditore
- Konsumatorët që posedojnë njehsorë intervali (Njehsorë intervali është pajisje e instaluar në objektet e konsumatorëve që regjistron konsumimin e energjisë/fuqisë për çdo 15, 30 ose 60 minuta) mund të analizojnë çmimet e publikuara dhe të zhvendosin konsumin në orët me çmime më të ulëta.
- Ky optimizim është i rëndësishëm për konsumatorët industrialë dhe bizneset që mund të ndryshojnë orarin e punës ose të përdorin burime alternative gjatë kulmit të konsumit (peak consumption).
Pyetje që Konsumatorët Duhet të Shtrojnë Furnizuesve
- Çfarë modeli çmimi mund të përfshijnë ofertat për furnizim (fiks, të indeksuar në ALPEX, HUPEX apo bursa të tjera, variabël)?
- Nëse është i indeksuar në bursa, diskutoni nese aplikohet çmimi për orë, mesatare ditore, javore apo mujore, mesatere e produktit bazë, kulmi i konsumit apo konsumi më i ulët, etj.
- Diskutojeni me furnizuesin e mundshëm nëse keni mundësi të optimizoni konsumin tuaj në raport me çmimet për orë, bazë apo pik.
- Nëse vendosen limite rreth volumit të caktuar, pra nuk është kontratë për furnizim të plotë, duhet diskutuar edhe përgjegjësinë financiare ndaj imbalanceve.
- Shikojeni nëse njehsori i energjisë elektrike dhe pajisjet që shfrytëzoni ua mundësojnë këtë.
- Monitoroni konsumin tuaj të energjisë elektrike dhe ku është e mundshme reduktoni konsumin për të reduktuar kostot.
- Cilat janë tarifat për kapacitetin ndërkufitar (ndër-zonal) nese të njejtat janë future si komponentë e çmimit (mund të aplikohet nëse çmimi për energji është i indeksuar në bursa rajonale)?
- Cili ankand dhe cilët kufijë mirren si reference?
- Në çfare forme garantohet ‘rruga’ më efikase ekonomikisht?
- Si aplikohen kostot nga tarifat e KOSTT dhe KEDS?
- A ka ndihmë teknike, nga Furnizuesi, për menaxhimin e konsumit?
- A ka penalitete për përfundim të hershëm të kontratës?
- Me çka më garantohet kualiteti i shërbimit?
- Si do të më njoftoni për ndërprerjet?
- Çfarë mbulon kompensimi në rast defekti ose ndërprerjeje?
Vendimet e ZRRE-së rreth tarifave të KOSTT dhe KEDS
- Vendimin rreth tarifave te aplikuara të KOSTT mund ta gjeni këtu.
- Meqë Furnizuesi juaj i paguan KOSTT-it në emër të konsumit tuaj, tarifat e aplikueshme do t’ju faturohen nga Furnizuesi, si kumulativ i këtyre kategorive tarifore:
- Shfrytëzimit të sistemit të transmissionit, niveli 400/220 kV (2.087 EUR/kW/vit), dhe
- Shfrytëzimit të sistemit të transmissionit, niveli 110 kV (4.939 EUR/kW/vit), dhe
- Operimi i Sistemit (4,644 EUR/MWh), dhe
- Operimi i Tregut (0.018 EUR/MWh), dhe
- Fondi i BRE-ve (2.924 EUR/MWh).
- Tarifa për shfrytëzim të rrjetit të transmisionit aplikohet në bazë të ngarkesës maksimale e konvertuar në MWh. Duke you referuar pikut të sistemit, tarifa mesatare për shfrytëzimin e sistemit të transmisionit është rreth 1.4 EUR/MWh.
- Vendimin rreth tarifave te aplikuara të KEDS mund ta gjeni këtu.
- Meqë Furnizuesi juaj i paguan KEDS-it në emër të konsumit tuaj, tarifat e aplikueshme do t’ju faturohen nga Furnizuesi, varësisht nga niveli i tensionit njehsori juaj është i kyçur:
- Niveli i tensionit 35 kV, ose
- Niveli i tensionit 10 kV, ose
- Niveli i tensionit 0.4 kV.
Me çfarë mund të asistoj ZRRE konsumatorët?
- Kërkoni ndihmë nga ZRRE nëse keni paqartësi lidhur me të drejtat dhe obligimet tuaja si konsumatorë. Dërgoni pyetjet tuaja në emal adresën e ZRRE-së – [email protected]
- ZRRE ka gjithashtu mandatin për të monitoruar tregun dhe për të mbrojtur konsumatorët ndaj ofertave abuzive nga furnizuesit.
Shembull i kalkulimit të çmimit final mbi bazën e një profili standard të ngarkesës.
Shembulli mëposhtë bazohet në:
- një konsum standard të ngarkesës,
- çmimin orë-për-orë të HUPEX,
- kapaciteti ndërkufitar ditor HU->RS, RS-MK, MK-KS,
- pagesa për KOSTT-in dhe KEDS-in,
- 10% margjinë të Furnizuesit.
- Shembulli bazohet në çmimet nga data 11 Qershor 2025.
Diagrami në vijim paraqet vizualisht komponentet e çmimit.

Shembulli i referohet HUPX për të demonstruar përfshirjen e kapacitetit nderkufitar, sidoqoftë për të evituar ekspozimin në kostot ndërkufitare, rekomandohet të shfrytëzohen çmimet në ALPEX Kosovë.
Tabela mëposhtë paraqet se si bëhet kalkulimi i çmimit final.
