Familjet dhe ndërrmarrje e vogla dhe të mesme ende mund të aplikojnë për subvencionimin e paneleve solare
December 04, 2024

Ministria e ekonomisë ka njoftuar së është shtyrë afati për aplikim për subvencionim të sistemeve fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum deri më 30 Dhejtor 2024.
‘Është shtyrë afati për aplikim për fazën e dytë të dy thirrjeve publike për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë. Afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 dhjetor 2024 për fazën e 2-të’ thuhet në njoftimin e ME.
Konsumatorët familjar mund të përfitojn sunbevcion prej 250 €/kWp, deri në vlerën 1,750.00 € për sistemet e paneleve solare (fotovoltaike) që kanë për qëllim të përdoren për vetë-konsum.
Kurse për të njejtën teknologji ndërrarrjet e mesme dhe të vogla mund të subvencionohen për kapacitetet instaluese 3-9 kWp. Me vlerë do të jetë 250 € /kWp, deri në 2,000.00 €. Për kapacitetet instaluese 10 kWp ose më shumë do të jetë 200 € /kWp, deri në 6,000.00 €.
Mbështetje shtesë ofrohet për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave. Ku mund të përfitohet sunbenvionim me 200 € shtesë.
Për më shumë informatat rreth thirrjes ndiqni Link-un.