Facebook arrinë objektivin e saj për 100 përqind energji të ripërtërishme
April 16, 2021

Facebook ka bërë të ditur se ka arritur objektivin e saj për të furnizuar operacionet e saj të shkallës botërore tërësisht me energji të ripërtërishme.
Kompania tashmë është fokusuar në përpjekjet e saj në lidhje me objektivin e gjerë që përfshinë arritjen e zero emetimeve përgjatë të gjithë zinxhirit operues deri në 2030, duke përfshirë këtu edhe furnizues dhe aktivitietet e biznesit, siç janë udhëtimet e ndryshme duke përfshirë edhe udhëtimin deri në vendin e punës.
Facebook fillimisht deklaroj shytjen e saj për 100 përqind energji të ripërtërishme në 2018 përderisa Big Tech, që përfshin kompani si Amazon, Facebook, Google, Apple, ishin përpjekur për të ulur ndikimin mjedisor, si rrjedhoj e zhvillimit të hovshëm të tyre, në angazhimet për të fuqizuar përpjekjet në luftën kundër ndryshimit klimatik.
Facebook ka shpenzuar plotë 8 miliardë dollar në blerjen e 6GW energji të pastër, vetëm Amazon me kontratat e saj ka më shumë, 6.5GW
Dy vite më parë, Marrëveshja e Parisit mblodhi plot 143 shtete të cilat u zotuan për të mbajtur temperaturat botërore nën 2 shkallë Celsius mbi nivelet para industriale, dhe idealisht në 1.5 shkallë Celsius.
Google, Microsoft, Apple dhe Amazon të gjithë kanë adoptuar objektiva mejdisore dhe kanë shpenzuar miliarda në blerje të energji të ripërtërishme për të eleminuar në këtë mënyrë gjeneratën e emetimit të karbonit.
Mirëpo, rritja e shfrenuar e këtyre bizneseve, së bashku me presionin nga investitorët për të ndjekur rezultatet mjedisore, shoqërore dhe qeveritare, në këtë mënyrë mbajtja e këtyre premtimeve apo përkushtimeve do të jetë sfidë jo e lehtë për t’ë balansuar.
Tutje, sa i përket përgjegjësive dhe premtimeve të tyre, Facebook ka derdhur plot 8 miliardë dollar në projekte të gjelbra duke përfshirë 63 impiante të reja të erës dhe solare.
Ndryshe, ky rrjet social ka kontrata për më shumë se 6 gigavat të energjisë nga era dhe solare, që është diç më pak se sa investimi prej 6.5 gigavat nga Amazon, duke e bërë këtë të fundit korporatën më të madhe në botë për nga blerja e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtërishme.