Fabrikë për prodhimin e detërgjetëve në Lipjan – UBT dhe Ministria e Mjedisit organizojnë debat publik
October 09, 2025

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji –UBT” , në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën e Lipjanit organizojnë Debat Publik.
Ky debat publik mbahet më 25 nëntor në ora 10:00 në objektin e QKMF-së Dr. “Mehdi Zejnullahu”, Rr. “Tahir Sinani” Lipjan.
Debati publik mbahet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor (VNM-së) për Fabrikën e prodhimit dhe përpunimit të detergjenteve të lëngshme, siç janë detergjenti për enë, detergjenti për rroba, shampo si dhe produkteve të pastrimit, preparateve për shkëlqim, sapunëve, dezinfektuesve, antiseptikëve dhe pesticideve, në Z.K. Konjuh, Lipjan. Raportin e plotë të mund ta gjeni duke ndjekur këtë Link.
“Njoftohet publiku i interesuar se më datën 25.11.2025 në ora 10:00 në Objektin e QKMF-së Dr. ‘Mehdi Zejnullahu’, Rr. ‘Tahir Sinani’ Lipjan, do të organizohet debat publik nga ‘Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji –UBT’ shpk – Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën”, thuhet në njoftim.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM, në të cilin mund të merrni pjesë duke përdorur Link-un.
Për komente lidhur me projektin, qytetarët kanë të drejtë të kontaktojnë Ministrinë e Mjedisit në email adresën: [email protected] .