Search

Është zbuluar një metodë e re më e thjeshtë për të nxjerr silicin nga panelet solare

15 Mars, 2023


Disa studiues kanë zbuluar një mënyrë të qëndrueshme dhe shumë fitimprurëse për të adresuar dy çështje të mëdha në tranzicionin e energjisë së pastër, duke rikuperuar një nga elementët më të vlefshëm nga panelet diellore pasi atë të përfundojn ciklin e paraparë të jetës dhe duke e rikonfiguruar atë për të ndërtuar bateri me efikasitet të lartë.

Shkencëtarët nga Instituti për Materialet të Universitetit Deakin (IFM) kanë testuar me sukses një proces të ri që mund të nxjerrë në mënyrë të sigurtë dhe efektive silicin nga panelet e vjetra diellore, më pas ta shndërrojë atë në një material nano me vlerë më shumë se $45,000 për kilogram. Ky nano-silic përzihet më pas me grafit për të krijuar një lloj të ri të anodës për baterisë që ka treguar se rrit kapacitetin e baterisë me litium deri në 10 herë, një përparim kritik në teknologjinë e ruajtjes së energjisë.

Studiuesi kryesor Dr Md Mokhlesur Rahman tha se në mënyrë që Australia (dhe bota) të trajtojë çështjen e madhe të mbetjeve të paneleve diellore dhe të zhvillojë një program të suksesshëm riciklimi për t’i larguar ato nga deponitë, shkencëtarët duhet të gjejnë një mënyrë për të ripërdorur panelet dhe për të nxjerr nga to komponentë të vlefshëm.

“Celulat e paneleve diellore prodhohen duke përdorur silic me vlerë të lartë, por ky material nuk mund të ripërdoret pa u pastruar, pasi bëhet shumë i ndotur gjatë 25 deri në 30 viteve të jetës së panelit,” tha Dr Rahman. “Ne kemi zhvilluar një proces që e kthen silicin e mbledhur nga qelizat e përdorura në silin me pastërti më të madhe se 99%, brenda një dite dhe pa pasur nevojë për kimikate të rrezikshme. Ky proces termik dhe kimik është shumë më i gjelbër, më i lirë dhe më efikas se çdo teknikë tjetër në treg deri më tani”.

Por është etapa tjetër në të cilën kalon ky silic me të vërtetë mund të ndryshoj industrinë. Në Deakin më pas merret ky silic i pastruar me përmasa të rregullta dhe e zvogëlohet në madhësi nano duke përdorur një proces të veçantë bluarjeje. Përsëri, pa pasur nevojë për kimikate toksike. “Ne po e përdorim nano-silicin për të zhvilluar materiale baterish me kosto të ulët që do të ndihmojnë në ofrimin e baterive me performancë më të lartë, më të qëndrueshme dhe të përballueshme, që janë më se të nevojshme për të nxitur tranzicionin e energjisë së pastër të Australisë,” tha Dr Rahman.

Çmimi aktual i tregut për nano-silicit është rreth $45,000 për kilogram, krahasuar me rreth $650 për silic të rregullt. Ky material është në kërkesë të madhe jo vetëm për materialet e reja të baterive, por edhe për përdorim në zhvillimin e nano-plehrosjen, metodave të reja inovative për kapjen e karbonit dhe gjenerimin e gazit hidrogjen.

Duke ricikluar panelet solare, ekipi i IFM ka gjetur një mënyrë për ta bërë këtë material të shtrenjtë më të disponueshëm. Ata vlerësojnë se teknika e tyre mund të gjenerojë $15 miliardë gjatë rikuperimit të materialit nëse ekstrapolohet nga 78 milionë ton mbeturina të paneleve diellore që pritet të gjenerohen globalisht deri në vitin 2050.

Procesi është rezultat i viteve të hulumtimit nga një ekip i udhëhequr nga Alfred Deakin Profesor Ying (Ian) Chen, Drejtor i Qendrës Kërkimore ARC për Energji të Sigurt dhe të Besueshëm, e cila është e bazuar në IFM në Geelong.

“Kjo teknologji e zhvilluar nga Deakin – duke përfshirë pastrimin, prodhimin e nano-silicit dhe integrimin në teknologjinë e re të baterive – është një hap gjigant përpara në mënyrën se si ne trajtojmë problemin e mbetjeve të paneleve diellore,” tha profesori Chen. “Silici i rikuperuar nga panelet diellore të vjetruara mund të jetë një burim masiv dhe i qëndrueshëm i nano-silicit për të përmbushur kërkesat e ardhshme për lëndët e para të baterive. Kjo do të ndihmoj për të energjizuar shtëpitë, transportin dhe komunitetet e së ardhmes.”