Është duke u realizuar Java e Trajnimeve për ESG në Universitetin e Prishtinës
April 17, 2025

Java e Trajnimeve për ESG (Environmental and Social Governance) ka nisur ditën e djeshme në Universitetin e Prishtinës, me sesionin e parë të mbajtur në Qendrën për Zhvillim të Karrierës, ku morën pjesë dhjetëra studentë të interesuar për karrierë të qëndrueshme dhe me ndikim në shoqëri.
Kjo ngjarje është organizuar nga ESRA – Environmental and Social Responsibility Association në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, si pjesë e një jave trajnimesh që synon të fuqizojë studentët me njohuri praktike mbi ESG dhe potencialin që ka kjo fushë në ndërtimin e një të ardhmeje më të përgjegjshme.
Përmes këtyre trajnimeve, ESRA synon të krijojë një urë ndërmjet akademisë dhe sektorit profesional, duke i përgatitur të rinjtë për sfidat dhe mundësitë që sjell transformimi i gjelbër dhe qasjet e reja në menaxhimin e ndikimit social, mjedisor dhe qeverisës.
/Telegrafi