Erëra të forta kanë dëmtuar rrjetin e shpërndarjes në disa rajone në vend
July 18, 2025

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar ditën e djeshme se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, në mbarë Kosovën mbi 40 kanë dalje jashtë funksionit.
Sipas KEDS, rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike ishin Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin gradual të dëmeve të shkaktuara në rrjet, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar në këto rajone”, thuhet në njoftim.
/Telegrafi