Era e forta në disa rajone – Prishje në rrjetin e shpërndarjes
August 05, 2025

Reshje të mëdha shiu e bresheri dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë pasditen e të hënës Kosovën, veçanërisht rajonin e Anamoravës. Si pasoj rrjeti i shpërndarjes është dëmtuar në disa pjesë të vendit.
“Gjilani dhe rrethina janë më të prekurat, ku për shkak të motit të keq janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për një numër të konisderueshëm të konsumatorëve. Ekipet e KEDS janë të mobilizuara maksimalisht dhe ndodhen në terren duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.” Thuhet në njoftimin e operatorit të rrjetit të shpërndarjes, KEDS.
Rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit janë më pak të prekura, mirëpo intervenim kanë qenë të nevojshme dhe atje.
Qytetarët janë vazhdimisht të zhgënyer nga KEDS, për shkak se situata të tilla pothuajse përseriten sapo që shfaqen kushte atmosferike të vështira. Kërkohet mirëmbajtje më e rregullt dhe investime më adekuate për zhvillimin e rrjetit të shpërndarje, me qëllim të përmisimit të shërbimeve si dhe evitimit të situatave të tilla.