Energy Hub ’25: Trajnim për studentët e Fakullteteve Teknike
November 06, 2025

Balkan Green Foundation, BGF, njofton për programin, Energy Hub ’25, i cili ofron trajnimin 3-ditor që sjell përvojë praktike mbi eficiencën e energjisë, ndërtimin e gjelbër dhe idetë inovative të biznesit.
Ky program është për studentët e fakullteteve teknike në Universitetin e Prishtinës. Gjatë trajnimit do të organizohen punëtori dhe punë në grupe, në të cilat do të fitohen njohuri për ndihmojnë studentët të përballen me sfidat e tregut të punës dhe të zhvillojnë aftësitë në fushën e inxhinierisë dhe inovaciot të qëndrueshëm.
Të gjithë të inteesuarit mund të dërgojnë aplikacionin e tyre i cili duhet në përmbajë CV-në dhe një Letër Rekomanduese nga një profesor/profesoreshë nga departametin i fushës në të cilën aplikuesi studion, në email adresën [email protected].
Aplikimi është i hapur deri më 11 nëntor 2025.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë (EECSOK)”, i cili implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.