Search

ENERGJIA NË FOKUS – BGF Ofron Trajnim 1 ditor

March 28, 2025


Balkan Green Foundation, në kuadër të projektit Powering Citizens, organizon një trajnim gjithëditor me fokus në disa nga temat më kyçe rreth energjisë dhe qytetarëve më 10 Prill.

‘Në kushtet e shtrenjtimit aktual të faturave elektrike dhe sfidave energjetike e mjedisore, së bashku me 3 trajnerë/e të pasionuar/a, do të eksplorojmë së bashku tema kyçe për Kosovën dhe Europën.’ thuhet në njoftimin e BGF.

Trajnimi do të mbahet më 10 Prill në ora 10:00, në mjediset e Hotel Sirius dhe do të përmbajë temat si:

  • Varfëria energjetike – Sfidat reale, definicioni dhe adresimi i kushteve të vështira energjetike
  • Komunitetet energjetike – përse i duhen kontekstit tonë; si mund të prodhojmë dhe ndajmë energjinë ndryshe, bashkë?
  • Tranzicioni i drejtë – Si të sigurohemi që kalimi drejt një ekonomie të gjelbër nuk e thellon pabarazinë?

BGF fton 30 të rinj e të reja 18-30 vjeç – të motivuar/a të zhvillojnë mendimin kritik dhe për t’u angazhuar më konkretisht në këto drejtime – të bëhen pjesë e këtij aktiviteti formësues.

Për të rezervuar prejmarrjen në trajnim, ju duhet në kontaktoni fondacionin në: [email protected] deri në datën 7 Prill.

Për pjesëmarrës/et nga komunat jashtë Pristinës, do të ketë rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit.