Search

Energjia e Ripërtritshme shpejt do të kaloj qymyrin dhe gazin?

06 Mars, 2023


IEA parashikon që në vitin 2025, prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtritshme do të përbëjë 34.6% të gjenerimit total global dhe BRE do të kenë kapërcyer qymyrin dhe gazin.

Kurse në vitin 2027, prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme do të jetë rritur në 38% të gjenerimit të përgjithshëm global me trende në rënie nga 2022-2027 për të gjitha burimet e tjera: qymyrin, gazin, energjinnë bërthamore dhe naftën.

Energjia diellore dhe e erës parashikohen të dyfishohen për të zënë pothuajse 20% të prodhimit global të energjisë në 2027, raporton Kosovo.Energy.

IEA projekton që Kina do të instalojë pothuajse gjysmën e kapacitetit të ri global të energjisë së ripërtritshm nga 2022-2027, me rritje të përshpejtuar pavarësisht largimit të subvencionet e erës dhe FV.

IEA projekton që Kina, SHBA dhe India do të dyfishojnë kapacitetin e tyre gjenerues të burimeve të rinovueshme nga viti 2022-27, duke përbërë dy të tretat e rritjes globale.

“Burimet e rinovueshme tashmë po zgjeroheshin shpejt, por kriza globale e energjisë i ka futur ato në një fazë të re të jashtëzakonshme të rritjes edhe më të shpejtë, ndërsa vendet kërkojnë të përfitojnë nga përfitimet e tyre të sigurisë energjetike. Bota është e vendosur të shtojë po aq energji të rinovueshme në pesë vitet e ardhshme sa ka shtuar në 20 vitet e mëparshme. Ky është një shembull i qartë se si kriza aktuale e energjisë mund të jetë një pikë kthese historike drejt një sistemi energjetik më të pastër dhe më të sigurt. Përshpejtimi i vazhdueshëm i burimeve të rinovueshme është thelbësor për të ndihmuar në mbajtjen e derës së hapur për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 °C”, ka thënë Drejtori Ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol.

/Kosovo.Energy