Search

Energjia e erës vazhdon të zhvillohet në Evropë – Por me një hap të ngadalshëm

September 11, 2025


Zhvillimi i energjisë së erë në të gjithë Evropën është i ngadaltë, por Gjermania kryeson në instalimin e kapaciteteve të reja. Problemet me lejet, bllokimet në rrjet dhe mungesa e infrastrukturës po ngadalësojnë zgjerimin.

Në Gjermani u instaluan më shumë turbina të reja me erë në gjashtë muajt e parë të vitit sesa kudo tjetër në Evropë. Megjithatë, në përgjithësi, instalimet e reja në kontinent nuk i përmbushën pritjet në gjysmën e parë të vitit, sipas shoqatës WindEurope.

Kapaciteti i energjisë së erës në tokë dhe në det në gjysmën e parë të vitit arrinë një kapacitet total prej rreth 6.8GW.

WindEurope kishte një pritshmëri që kapacitetet e reja nga energjia e erës në Evropë të arrinin 22.5GW për të gjithë vitin 2025, tani e kanë ulur parashikimin në 19 GW. Problemet kryesore që po ngadalësojn zhvillimin e projekteve të reja përfshijnë një ritëm të ngadaltë të rritjesë së elektrifikimit, bllokime në kapacitete në rrjetin elektrik dhe probleme të vazhdueshme me lejet.

Po ashtu përveç kufizimeve në kapacitetin e rrjeteve, portet detare janë të tejngarkuar gjithashtu. Kjo ka shkaktuar se mungesë sëhe disponueshmërisë së anijeve, gjë që po pengojn zgjerimin e energjisë së erës në det të hapur.

WindEurope pret që BE të ketë një kapacitet të instaluar të energjisë së erës prej 344 GW deri në vitin 2030. BRE-të pritet të mbulojnë 42.5% të konsumit total të energjisë në BE deri në vitin 2030. Për të arritur këtë qëllim, energjia e erës, ndër të tjera, duhet të zgjerohet ndjeshëm – sipas WindEurope, energjia e erës duhet të ofrojë 425 GW kapacitet për këtë.

“Në përgjithësi, projektet në zhvillim janë në sasi të pranueshme, dhe ne presim që ky zgjerim i fortë të vazhdojë përtej vitit 2030”, ka deklaruar.

Megjithatë, për të përmbushur pritshmëritë, qeveritë në Evropë duhet t’i japin përparësi elektrifikimit të industrisë, zgjerimit dhe modernizimit të rrjeteve të energjisë elektrike, investimeve në infrastrukturën portuale dhe zbatimit të plotë të rregullave të reja të licencimit të BE, të cilat parashohin lehtësime dhe përshpejtim të procedurave për BRE-të.

/Spiegel