Search

Energjia e erës në Teksas thyen rekordet në muajin Mars, operatori i rrjetit ERCOT parashikon investime të vazhdueshme

07 Prill, 2021


Sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA), gjatë muajit mars gjenerimi i energjisë nga era nga operatori i rrjetit në Teksas (ERCOT) ka thyer rekordet e mëparshme.

Energjia nga era kishte gjeneruar 10.4 milion megavat për orë (MWh) energji gjatë muajit, që përbënë një rritje prej 2 milion MWh nga rekordi i vënë më herët gjatë muajit dhejtor të 2020.

Prodhimi i regjistruar ka shtyerë pjesmarrjen e energjisë nga era në tregun e ERCOT të arrijë 38.6% duke e poziconuar atë në vendin e parë të gjenerimit total në krahasim me burimet e tjera të energjisë.

Këtë e konfirmoj edhe Dennis Wamsted në një raport të Institutit për Ekonomi të Energjisë dhe Analizë Financiare (IEEFA), duke thënë se kjo përbënë edhe një rekord për këtë burim që po gëzon zgjerim të hovshëm.

Enegjia solare dhe ajo me erë përbëjën afër gjysmën e energjisë së prodhuar nga ERCOT, shumë përpara gazit dhe thëngjillit

Ndryshe, për muajin mars, gjenerimi nga energjia solare arriti 1 milion MWh, nivel që kishte arritur vetëm tri herë në të kaluarën, në Qershor, Korrik, dhe Gusht 2020.

Së bashku, energjia nga era, solare përllogariten të përbëjnë 42.4% të prodhimit të energjisë nga ERCOT për këtë muaj, shumë përpara gazit me 30%, dhe thëngjillit me vetëm 14.9%.

Kjo ngritje e lartë në prodhim konsiderohet të jetë një rezultat i erërave normale dhe të pritshme të pranverës dhe padyshim vazhdimit të investimit dhe ndërtimit të ERCOT në kapacitete të erës dhe atë solare.

Investimet në kapacitet e gjenerimit nga era dhe solare duket se veç do të shtohen në Teksas

Në raportin e fundit të kapaciteteve të instaluara, të publikuar në shkurt, ishte projektuar se deri në fund të muajit mars ERCOT do të operonte me 29,447 megavat kapacitete të energjisë nga era, që përfaqësonte një ngritje prej 2,343 megavat nga shkurti.

Ndërsa energjia solare ishte parashikuar që të ngritej në 5,649 megavat nga 4,473 megavat në shkurt.

Tutje, ERCOT parashikon se më shumë se 12,000 megavat të kapaciteteve për të prodhuar energji nga energjia solare mund të instalohen në territorin e shërbimeve të saj, ndërsa sasia e instalimeve të kapaciteteve të energjisë nga era mund të arrijë deri në 35,000 megavat deri në fund të këti viti.

Edhe më shumë kapacitete priten që të instalohen në 2022, gjersa Teksasi shihet si lideri në energjinë me erë, dhe kapacitetet e saj të energjisë solare janë duke gëzuar një ngritje të hovshme.