Search

Energjia diellore nxit bizneset në Elbasan për hapjen e kursit të parë për fotovoltaikët

September 29, 2023


Energjia e përfituar nga panelet diellore po përdoret gjithnjë e më shumë nga bizneset, të cilët kanë nisur të montojnë pajisjet për të mos qenë plotësisht të varur nga furnizimi klasik me anë të linjave të transmetimit.

Kjo mënyre e re, që është më ekonomike dhe ntayrisht ekologjike, kërkon edhe specialistët përkatës jo vetëm për montimin, por edhe për mirëmbajtjen e këtij sistemi.

Për këtë arsye, qendra e formimit profesional në Elbasan, në bashkëpunim me bizneset private, ka arritur të hapë kursin e parë, me të rinj që kanë shfaqur interes të trajnohen dhe të certifikohen për sistemin fotovoltaik.

Kërkesat e tregut të punës janë një nga shtysat e kursantëve që janë tashmë në kursin e fotovoltaikes. Interesimi për këtë kurs ka ardhur gjithnjë në rritje, duke garantuar vijimin e tij edhe pas certifikimit të 15 kursantëve të parë.