Energjia bërthamore është energji e gjelbër, tha Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)
October 29, 2021

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka zhvilluar një intervistë me Euroneës ku ka trajtuar rëndësinë e energjisë bërthamore, dhe mbi të gjitha faktet që lënë të kuptojnë se kjo energji është padyshim e pastër.
Për më tepër, Grossi poashtu theksoi se shqetësimet për ndonjë aksident potencial në lidhje me mbetjet e energjisë bërthamore nuk qëndrojnë, duke ndarë një shembull mjaft interesant në lidhje me sasinë e mbetjeve ndër vite.
“Debatet në lidhje me energjinë dhe, në veçanti, energjinë bërthamore duhet të bazohen në fakte. Dhe fakti i kësaj cështje është se energjia bërthamore është energji e gjelbër. Është energji që pothuajse nuk ka fare emetime CO2”, tha Grossi në një intervistë të zhvilluar në Bruksel për Euroneës.
“Është një energji që teksa po flasim, mundëson evitimin e lirimit të gigatonëve të CO2 në atmosferë. Është një energji që siguron tashmë më shumë se gjysmën e energjisë së pastër që ekziston në Evropë teksa flasim tani”, tha tutje Grossi.
Komentete e Grossit viejnë në mes të një debati që po gëzon rritje brenda Bashkimit Evropian.
Fjala është për debatin nëse energjia bërthamore duhet të etiketohet si energji e gjelbër brenda taksonomisë së re investive të BE, një libër rregullash teknike që udhëzon qeveritë dhe investitorët drejt projekteve të qëndrueshme ndaj mjedisit.
Komisioni Evropian pritet që të marr një vendim para përfundimit të këtij viti, teksa Franca është duke udhëhequr grupin pro energjisë bërthamore, ndërsa në anën tjetër Gjermania është duke mobiluzar shtetet në kundërshtim të kësaj.
“Ndonjëherë kam përshtypjen që faktet nuk janë duke u shikuar aq shpesh sa që duhen. Sigurisht, ne respektojmë, në shoqëri të hpaura, zgjedhje apo opsione demokratike. Mirëpo, kur vije tek faktet dhe pohimet, njeriu duhet t’i përmbahet shkencës”, theksoi Grossi për Euroneës.
Në anën tjetër, Grossi poashtu është pyetur për efektet dëmtuese potenciale nga mbetjet radioaktive të energjisë bërthamore, një argument që shumë organizata mjedisore kanë përdorur kundër energjisë bërthamore.
Grossi hodhi poshtë shqetësimet për ndonjë aksident të mundur, duke argumentuar se mbetjet nga reaktorët janë “shumë të vogla”.
“Mbetjet bërthamore janë realitet. Mirëpo mbetja bërthamore, sigurisht, trajtohet në një mënyrë adekuate, dhe se aty nuk ka qenë ndonjë aksident ku është përfshirë energjia bërthamore. Kur flasim për volumin e mbetjes bërthamore, ato janë shumë të vogla”, tha Grossi.
“A e dini se, për shembull, e tërë mbetja e bërthamore e të gjithë flitës së reaktorëve në Amerikë, jemi duke folur për rreth 100 reaktorë bërthamor që kanë furnizuar këtë vend për afro 60 vite, do të mbulonin vetëm një stadion futbolli”, ka shtuar Grossi.
Për të dëgjuar intervistën e plotë të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, klikoni në këtë link.