Energji e ripërtëritshme për objektet publike në Mirditë në Shqipëri, BE mbështet realizimin projektit
April 19, 2024

Kostot e larta të energjisë për institucionet publike janë një zë i konsiderueshëm i buxhetit në Bashkinë e Mirditës, e cila për të ulur këto shpenzime do të përdorë energjinë e ripërtëritshme.
Kjo do të mundësohet përmes një projekti te financuar nga Komisioni Europian që synon te ul konsumin e energjisë deri në 70% dhe të ulë pavarësinë e saj ndaj tregut të energjisë.
Kreu i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi tha se ulja e faturës se energjisë qe sot kap një vlerë rreth 170 mijë euro do të mundësojë edhe rialokimin e këtyre fondeve në të tjera nevoja qeë kjo bashki ka.
Elvis Ndreka, përfaqësuesi i Co Plan qe mbështet bashkinë Mirditë thotë se kjo do të impaktojë dhe do të rrisë eficencën e energjisë.
Vendosja e sistemit fotovoltaik do te behet për institucione si bashkia, qendrat shëndetësore dhe shkolla me synim për t’u zgjeruar vazhdimisht. Ky investim nga fondet e Komisionit Europian kap një vlerë prej 500 mijë euro për Bashkinë Mirditë.