Search

Ende pa vendim të prerë nga gjykata – Liberalizimi i tregut vazhdon

June 30, 2025


Ka ende paqartësi rreth vendimit të gjykatave ndaj ankesave dhe padi të parashtruara kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë qëndron fuqishëm prapa deklarimeve të saj se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ku përmend një aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë e dorzuar nga ta.

“Ne ritheksojmë se deri më sot, DhTIK nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje. Pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore. Çdo vendim duhet të merret në mënyrë transparente, dhe me respektim të plotë të të drejtave të palëve në procedurë”, thuhet në reagimin e DhTIK.

A është pezulluar vendimi për tregun e hapur? Çfarë ka ndodhur me paditë e dorzuara ndaj ZRRE-së?

Lexo më shumë

Po ashtu edhe Oda Ekonomike e Kosovës, OEK, një ditë më parë njoftoi për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh, i cili anulon njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen në tregun e lirë të energjisë.

Sipas OEK, ky zhvillim tregon qartë se bizneset kanë pasur të drejtë kur kanë ngritur zërin ndaj padrejtësive të ZRRE-së, transmeton

“Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRRE-së”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Gjykata, ka vendosur që ekzekutimi i këtij njoftimi të pezullohet deri në marrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor.

Përveç këtij rasti, kundërshtime ndaj vendimit të ZRrE-së kanë bërë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK), Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe disa biznese të tjera.

Kujtojmë se Zyra e Rregullatorit për Energji kishte njoftuar përmes një komunikate se bordi ka caktuar subjektin juridik KEK – si Furnizues të Mundësisë së Fundit për periudhë gjashtë mujore, nga 31.08.2025 deri më 31.01.2026.

/Kp