Search

Ende mbeten të hapura thirrjet për skemat mbështetëse për OJQ dhe biznese

November 17, 2025


Ministria e Ekonomisë, ka rishpallur thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e OJQ-ve për përkrahjen e aktiviteteve që promovojnë fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Të gjitha organizatat jo-qeveritare të regjistruara në Kosovë, programi i punës i të cilave është i fokusuar në sektorin e energjisë dhe teknologjisë informative dhe komunikimit mund të aplikojnë për mbështetje financiare deri në 7,500€.

Sesion informues lidhur me thirrjen e ME për mbështetjen e OJQ-ve në fushën e energjisë dhe BRE-ve

Lexo më shumë

Qëllimi i kësaj skeme është ofrimi i mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e sektorit të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë si dhe promovimit të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Afati i fundit për aplikim është shtyrë në datën 18.11.2025. Detajet e thirrjes i gjeni duke ndjekur Link-un.

Skema e granteve për Energji të Pastër

Ministria e Ekonomisë njëkohësisht ka të hapur dhe skemën mbështetëse e granteve për energji të Pastër

Kjo skemë synon të mbështesë bizneset në Kosovë drejt tranzicionit energjetik dhe përdorimit të burimeve të qëndrueshme të energjisë.

Financimi do të realizohet nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut me një buxhet prej 1,000,000 €, dhe zbatohet nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, LuxDev, Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Të gjitha detajet mbi mënyrën e aplikimit gjenden në këtë Link.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 10 dhjetor 2025.