Ende e hapur Skema e Granteve për Energji të Pastër – Ministria e Ekonomisë thekson se këtu përfshihen dhe sistemet e baterive
January 20, 2026

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se “Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër” është e hapur deri më 31 janar.
Sipas një njoftimi për media lejohet aplikimi për subvencion për sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike, edhe në rastet kur aplikuesi ka një sistem solar fotovoltaik ekzistues, të instaluar prapa njehsorit (behind the meter) ose sipas rregullës për vet-konsumatorët (prosumatorët).
“Subvencionimi bëhet në bazë të kapacitetit të instaluar të sistemit të baterive, sipas konfigurimit teknik të paraqitur në aplikim. Thirrja nuk përcakton kufizim të drejtpërdrejtë për kapacitetin (kWh) të baterive dhe kufizimi zbatohet vetëm në vlerën maksimale të mbështetjes financiare, sipas kushteve të përcaktuara në thirrje”, thuhet në njoftim.
Aplikuesit ftohen të konsultojnë dokumentin i cili mund t’ju ndihmojë gjatë përgatitjes së aplikimit, të cilin mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.
Aplikimi do të mbyllet më 31 Janar 2026.
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit dhe detajet e thirrjes, ju lutem shikoni Link-un, ndërsa aplikimi bëhet përmes platformës eKosova.
/Telegrafi