Emërohen bordi i ri i drejtorëve të KEK-ut
March 25, 2025

Qeveria e Kosovës ka mbajtur javën e kaluar një mbledhje elektronike, ku ka miratuar disa vendime. Njëri prej tyre është dhe emërimi i bordit të KEK.
Në mesin e tyre, KEK-ut dhe atë të Postës së Kosovës.
Qeveria ka emëruar Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK Sh. A” të përbërë nga: Valdrin Krasniqi, kryesues; Merita Kasapolli, anëtare; Filloretë Gashi-Sadiku, anëtare; Shpetim Zharku, anëtar.
Poashtu është emërtuar dhe bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës Sh.A” me këtë përbërje: Gëzim Paci, kryesues; Safije Beseni, anëtare; Sebahate Rexha, anëtare dhe Visar Nura, anëtar.
/Telegrafi