Search

Elon Musk deklaron se ‘Powerwall 2 Plus’ në mënyrë sekrete ka filluar prodhimin në nëntor

29 Prill, 2021


Elon Musk, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Tesla ka deklaruar se ka filluar prodhimi i ashtuquajturës tashmë ‘Powerwall 2 Plus’, në nëntor të vitit që lëmë pas.

Powerwall 2 ishte prezantuar që në vitin 2016, mirëpo nuk është azhurnuar që nga lëshimi i produktit atëherë.

Mirëpo, drejtori ekzekutiv i Tesla tha që do të zhbllokoj kapacitetin e produktit përmes azhurnimit softuerik, por hezitoj të elaboroj tutje rreth datës aktuale të prodhimit për produktin e ri.

Plus i referohet emërtimit të adoptuar nga Tesla për azhurnimet në përformancën e produkteve të tyre

Tutje, gjatë një thirrje për konferencë për rezultatet financiare të tremujorit të parë të 2021, Musk konfirmoj që kanë filluar prodhimin e verzionit të ri të produktit lider për ruajtjen e energjisë.

“Në të vërtet është ‘Powerwall 2 Plus’, nëse më lejoni. Plusi i referohet një aftësisë më të lartë maksimale të energjisë. Në këtë mënyrë, thënë thjeshtë, të gjitha Poëerëalls të prodhuara që nga pothuajse Nëntori i vitit që lëmë pas kanë më shumë më shumë aftësi maksimale të energjisë se sa specifikacionet në uebsajt. Ata kanë pothuajse dy herë më shumë kapacitet të energjisë”.

Sikurse përdorimi i “Plus” për automjetin Model 3 Standard Range Plus të Telsa, duket se kompania është duke përdorur një skemë të ngjashme të emërtimit për të shpërfaqur ndryshimin në Poëerëall-in e ri.

Powerwall 2 Plus do të ketë kapacitet të dyfishuar në krahasim me Powerwall bazik, Tesla qëndron e vendosur që të shes panelet solare dhe Powerwall sëbashku

Tesla aktualisht reklamon kapacitetin e energjisë së Poëerëall 2 në 7kW maksimale dhe 5kW të vazhdueshme, ndërsa sipas deklaratave të fundit ata kanë thënë se Poëerëall 2 Plus kanë pothuajse dyfishin e këti kapaciteti.

Përgjatë konferencës, Musk poashtu elaboroj lëvizjet e fundit të Tesla për të shitur Poëerëall vetëm me instalime të paneleve solare, dhe anasjelltas.

“Vështirësia e instalimit do të ulet konsiderueshëm. Do të jetë shumë më e lehtë sepse energjia nga çatia solare, apo panelet solare, do të shkoj vetëm direkt tek bateria, Poëerëall. Dhe se Poëerëall do të shkoj vetëm në mes të njësisë dhe panelit kryesor të energjisë në shtëpi, që do të thotë se nuk do të keni nevojë që të prekni më ndërprerësit kryesor të shtëpisë”, tha tutje Musk.

“Në mënyrë efektive, pothuasje çdo shtëpi, në këtë mënyrë, do të duket një lloj në aspektin elektrik në vend se të duket një punë magjepëse e artit dhe të kërkoj aftësi të veçanta për rilidhur panelin kryesor. Është e vetmja mënyrë për ta bërë, me të vërtet. Dhe kjo poashtu do të thotë se çdo instalim solar dhe Poëerall në një shtëpi, apo si do që të jetë rasti, do të jetë njësi e pavarur’, tha ndër të tjera Musk.

Elon Musk – Tesla ka bërë gabime të konsiderueshme me projektin e çatiave solare

Lexo më shumë