Elektroseveri nuk rrit çmimet – Nga prilli qytetarët në veri mund të paguajn energjin elektrie 36-48% më lirë
February 10, 2026

Derisa qytetarët në 34 komuna mund të përballen me një rritje të serishme të çmimit të rrymës nga pranvera e këtij viti, ata në katër komunat me shumicë serbe në veri nuk do ta kenë këtë brengë as këtë vit.
Në përgjigjen e parë që nga licencimi, më 2022, kompania Elektrosever njoftoi se tarifat e saja do të mbesin të pandryshuara.
“Kompania Elektrosever nuk planifikon të rrisë çmimet e energjisë elektrike për momentin. Ne monitorojmë me kujdes dhe vazhdimisht situatën në treg dhe marrim në konsideratë të gjithë faktorët përkatës që ndikojnë në formimin e çmimeve”, thuhet nga ana e Elektroserverit.
Furnizuesi i licencuar për Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok aktualisht ka tarifa 12 deri në 22% më të ulëta se sa ato në kuadër të Furnizuesit të Shërbimit Universal apo KESCO-s.
Ndërkaq, një aprovim eventual nga Zyra e Rregullatorit për Energji i propozimit të KESCO-s për rritje prej 21.3% do të thellonte dallimit.
Në një situatë hipotetike nëse tarifat e KESCO-s do të rriteshin aq sa propozimi – për konsumin mujor nën 800 kilovatë orë Elektrosever do të kishte tarifa 48% më të ulëta.
Ndërsa, për bllokun mbi 800kWh për tarifën lartë apo të ditës –dallimi do të ishte 36% e për atë të ulët apo të natës 47%.
Ndonëse Elektrosever funksionon jashtë tregut të rregulluar, në ZRRE nuk u përgjigjën në pyetjet e televizionit për këto dallime brenda vendit.
/TV Dukagjini