Ekologia flet për rrugëtimin dhe aktivitet kundër hidrocentraleve të paligjshme në Parkun e Maleve Sharr
April 08, 2025

Ekologia dhe aktivistja Egzona Shala-Kadiu, në një intervistë për podcastin “Diana’Stories” ka rrëfyer rrugëtimin sfidues për ndalimin e hidrocentraleve të paligjshme në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Egzona Shala – Kadiu, drejtoreshë e Organizatës EcoZka qenë e përfshirë në mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit prej dëmtimit nga hidrocentralet. EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch, OJQ-të lokale dhe qytetarët e rajonit, po bëjnë thirrje për heqjen e këtyre strukturave që cenojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në ujë të pijes, cenimin e qindra llojeve shtazore dhe bimore, shëruese, mjekuese dhe esenciale për jetën e njeriut.
Ajo tha se kjo është një ndër kauzat kryesore në të cilat ka qenë e përfshirë, edhe pse siç tha “tash e kam edhe një përgjegjësi tjetër si aktiviste mjedisore. Jo gjithmonë jam përfshirë si EcoZ, por herë si profesioniste, herë si aktiviste, herë kështu të gjitha”.

EcoZ dhe aktivistët – thirrje për ndalimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit
Ajo tregon se përfshirja e saj në çështjen e hidrocentraleve ka filluar që nga vitet 2014–2015, kur nisi reagimi i parë publik, ndërsa një valë më e organizuar nisi në vitin 2019 përmes protestave në Pejë dhe Biti.
Për një kohë, aktivistët pushuan veprimet për shkak të premtimeve nga qeveria e re.
“Dita e dytë e ministrit që ka fillu punën, na kena qenë të ftuar, edhe dita e tretë ka qenë në Biti me një lloj të premtimit që nuk do të ketë më hidrocentrale. Dhe kjo ka qenë konsideruar si një fitore për neve”, tha ajo.
Por me kalimin e kohës, asnjë veprim konkret nuk ndodhi. Hidrocentralet vazhduan të operonin, ndërsa angazhimi institucional mungoi plotësisht.
Kur u bë e qartë se reagimi institucional mungonte, Egzona dhe EcoZ vendosën të ndërkombëtarizojnë kauzën. Në vitin 2024, EcoZ u kontaktua nga organizata austriake RiverËatch, për të forcuar avokimin dhe presionin ndërkombëtar.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë duke ndjekur Link-un.
/Telegrafi