Ejupi: Agjenda e Gjelbër duhet të jetë prioritet për të gjithë
May 31, 2022

Kryeshefi Ekzekutiv i organizatës INDEP, njëherit bashkëorganizatori i Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Burim Ejupi tha se Agjenda e Gjelbër duhet të jetë prioritet për të gjithë, dhe se përmbushja e saj nuk është e pamundur, por kërkon dialog gjithpërfshirës.
‘Si anëtarë të shoqërisë civile jo gjithmonë kemi qenë në linja të njejta me prioritetet e qeverisë. Por, viteve të fundit kemi parë dicka krejtësisht ndryshe dhe më vjen mirë të ndëgjoj se ka vullnet politik që zhvillimi i vendit tonë të vendosë fokusin nga përmbushja e obligimeve që kemi ndërmarrë me nënshkrimin e deklaratës së Sofjes. Agjenda e gjelbër duhet të shndërrohet në prioritet për të gjithë ne”, tha Ejupi në ngjarjen që po shënonte hapjen e edicionit të këtij viti të Javës për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Nis Java e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë 2022
Ndryshe, Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë po shënon vitin e pestë të organizimit të saj.
Përgjatë këtyre pesë viteve, Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm ka arritur të promovojë dhe të avokojë për ndërmarrjen e politikave dhe veprimeve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
“Agjenda e gjelbër është ambicioze por jo e pamundur për t’u përmbushur. Komponentet e agjendës së gjelbër garantojnë dhe risjellin balansin ndërmjet ekonomisë, zhvillimit social dhe mjedisit. Dekarbonizimi I sektorit të energjisë, energjia e pastër, industria e qëndrueshme e sistemit ushqimor, ruajtja e biodiversitetit, eliminimi I ndotjes, janë vetëm disa nga komponentet e kësaj agjende e cila është më se e nevojshme të shndërrohet në udhërrëfyes në nivel vendi”, tha Ejupi.

Osmani: Kemi nevojë për zgjidhje të shpejta për sigurinë e furnizimit me energji
Në fund të fjalimit të tij, Ejupi theksoi se shoqëria civile dhe organizatat që ai përfaqëson, mbeten partner i qeverisë dhe ministrive për të ndihmuar drejtimin e vendit kah zhvillimi i qëndrueshëm.
“Jemi në dispozicionin tuaj dhe bashkërisht mund të përpilojmë politika zhvillimore në favor të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, zhvillimit të mirëfilltë të shoqërisë dhe mbrojtje të mjedisit”, tha Ejupi, ndërsa theksoi se vetëm me një dialog gjithpërfshirës mund të qojmë përpara agjenda të tilla, sikurse atë të gjelbër.
Java për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, KSDW 2022, i cili do të mbahet deri më 10 qershor, organizohet në partneritet mes Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, GIZ, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).
