Search

Edukimi rreth Efiçiencës të Energjisë – TOKA në bashkëpunim me FKEE ofron sesione informuese

December 04, 2025


Organizata joqeveritare TOKA, përmesë bashkëpunimit UNICEF ofron seanca informuese për Efiçiencën e Energjisë në shkolla.

“Me këtë partneritet po sjellim një qasje të re për të mësuar më shumë mbi Efiçiencën e Energjisë në komuna të ndryshme të Kosovës. ”, thuhet në njoftimin për media të organizatës.

Disa ditë më parë lshtë mbajtur sesioni i parë informues me nxënësit e shkollës “Ali Ajeti” në fshatin Lladovc të Podujevës. Ku nxënësit u njohën nga afër me konceptet bazë të Efiçiencës së Energjisë dhe me rolin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrës ishin dhe përfaqësues nga  Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, të cilët ndanë këshilla të dobishme se si ta përdorim energjinë me kujdes në shkollë, në shtëpi dhe në komunitet.

Ky aktiviteti i mundëson hapësirë nxënësve për të shtruar pyetje, diskutime dhe për t’u përfshinë në temë duke u informuar më shumë për mënyrat se si mund të arrijmë efiçiencën e energjisë.

Ky projekt financohet nga UNICEF Kosova dhe implementohet nga organizata TOKA në bashkëpunim me FKEE.