Search

Edhe padia e PDK rrëzohet – Kushtetuesja e vlerëson si të drejtë liberalizimin e tregut të energjisë

April 06, 2026


Gjykata kushtetuese i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë dhe rrëzon padinë e paraqitur nga Partia Demokratike, PDK.

“Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë”, thekson njoftimi iI ZRRE rreth këtij vendimi.

Rregullatori bën të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e këtij procesi në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me ligjin përkatës, me qëllim krijimin e një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve,” thuhet më tej.

/Telegrafi