Search

Do të ndërtohet parku solar 800MW në ish-deponin e qymyrit në SHBA

July 27, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 4 minuta

Zhvilluesi amerikan i projekteve të BRE-ve, BrightNight, do të ndërtojë një park diellor 800 MW në ish-minierën e qymyrit Starfire në Kentaki.

Zhvillimi i Qendrës së Energjisë së Ripërëtritshme të BrightNight Starfire 800 MW po mbështetet nga prodhuesi i automjeteve elektrike Rivian Automotive dhe organizata mjedisore Nature Conservancy.

Impianti diellor po ndërtohet me një investim prej rreth $1 miliard.

Ky pritet të jetë projekti më i madh i energjisë së ripërtëritshme në shtetin e Kentakit dhe një nga më të mëdhenjtë në tërë SHBA-në që do të ndërtohet në ish-tokë minierash qymyri. Kur të përfundojë parku solar, do të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar më shumë se 170,000 familje në vit.

Projekti përfshinë gjithashtu një linjë transmetimi 32 km, e me kapacitet 1 GW që do të mundësoj kyçjen e projekteve të tjera lokale, që do të ndërtohen në të ardhmen.

Parku solar do të ndërtohet në katër faza, ndërsa ndërtimi në fazën e parë pritet të fillojë në vitin 2025. Kjo fazë parashikohet të ketë kapacitet prej 180 MW.

Pritet që ky projekt të krijojë deri në 300 vende pune gjatë ndërtimit dhe mund të gjenerojë midis 100 dhe 150 milion dollarë të ardhura nga taksat për qeverinë vendore.

CEO i BrightNight, Martin Hermann tha: “Së bashku, ne po transformojmë një minierë qymyri, duke riinvestuar në një rajon të etur për të vazhduar rolin e tij si një lider energjetik dhe duke demonstruar ndikimin e jashtëzakonshëm të prokurimit të energjisë elektrike të korporatave.”

Prodhuesi i automjeteve sportive elektrike Rivian ka rënë dakord të blejë 100 MW energji të prodhuar sipas marrëveshjes së blerjes së energjisë elektrike (MBE).
//Power Technology