Diskutime publike të hapura nga ZRRE për dy parqe solare
August 19, 2025

Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE, njofton të gjitha palët e interesuara se janë të hapura për diskutim publik dy parqe solare, në komunën e Shtimes dhe komunën e Obiliqit.
Në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike investitorët duhet të dorëzojnë ZRRE aplikacionin e tyre,
Pjesë e procesit është hapja e diskutimeve publike, ku brenda një periudhe tetë ditore qytetarët dhe palët e interesurara kanë të drejtë të paraqesin vërejtjet e tyre eventuale lidhur me projektin.
Së fundmi, EBE Energy SH.P.K., ka aplikuar për marrje të autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW në komunën e Shtimes.
Në komunën e Obiliqit, gjithashtu janë dorëzuara aplikimet nga shoqëria „Qazim R. Gashi B.I.“, për tret projekte me kapacitet total prej 4 MW në fshatin Babimoc.
Dokumentacion të cilën këta investitor dorëzojnë në ZRRE në këtë fazë përfshinë
- Pëlqimin Mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;
- Pëlqim dhe/apo Kushte nga Drejtoria për Planifikim Urban Pronë dhe Kadastër e komunës përkatëse;
- Leje Ndërtimore nga Drejtoria për Planifikim Urban Pronë dhe Kadastër e komunës përkatëse;
- Pëlqimin Elektroenergjetik nga operatori i rrjeti KEDS apo KOSTT
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Deklarimet financiare;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC) ;
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Palët e interesuar mund të sigurojnë qasje në dosjen e Aplikimit për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
Për momentin, pasiqë asnjo skemë mbështetëse për projekte të tilla nuk është në funksion, këto parqe solare do të shesin energjinë e prodhuar në treg të lirë, me çmim të parregulluar.
Komentet rretj projektit 3MW në Shtime mund të dërgohen në ZRRE brenda kësaj jave në adresën elektronike: [email protected], [email protected] dhe [email protected].
Kurse për projektet në Obiliq në adresën elektronike: [email protected] [email protected] dhe [email protected]