Dimri po vjen: Thirrje për kursim të energjisë në Kosovë
November 18, 2024

Ministria e Ekonomisë bënë thirrje për kursimin e energjisë, tani që kanë rënë temperaturat.
Në njoftimin e tyre Ministria e Ekonomisë lajmëron se gjatë mbrëmjeve konsumi kombëtar ka arritur vlerat e 1 GWh. Kjo është përafërisht 30MW mbi kapacitetin total prodhues të Kosovës, andaj pjesa që nuk mbulohet nga prodhimi i brendhshëm impotohet në treg.
Javëve të fundit, temperaturat kanë rënë në të gjithë kontinentin e Evropës. Kjo natyrishtë është reflekuar dhe në rritje të çmimit të energjisë elektrike në treg. Sipas ME, gjatë orëve të mbrëmjes, kur Kosova ka nevoj të importoj energji, çmimi ka arritur në 905€/MWh. Gjatë kësaj kohe qytetarër udhëzohen të limitojnë përdorimin e energjisë elektrike, sidomos në rastet kur kjo përdoret për ngrohje.
Zyra e Rregullatorit ka siguruar qytetarët se këtë dimër, për shkak të remotenve preventive dhe të nevojshme në termocentralet Kosova A dhe B, pritet që në vend të ketë furnizim të ketë furnizim stabil me energji. Mirëpo, në vitet e fundit është parë që prodhimi i brendshëm nuk mjafton për mbulimin e kërkesës për energji. Prandaj, Kosova është e varur nga importet në tregun e lirë, gjë që rritë kostot e energjisë për furnizuesin universal, KESCO dhe që mund të reflektohet dhe në ngritjen e tarifës për energji në vitin e ardhshëm.