Definohen ‘Rregullat’ për Mbështetjen e Burimet e Ripërtërishme të Energjisë
September 05, 2025

Zyrat e Rregullatorit ka të hapur për diskutim publik Rregullën mbi Mekanizmin e Mbështetjes për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë, dokument i cili definon bazën për mbështetjen e BRE-ve përmesë Operatorit të Energjisë së Ripërtëritshme.
“ZRRE ka publikuar Koncept Dokumentin për Rregullën mbi Mekanizmin e Mbështetjes për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë dhe fton të gjitha palët e interesit të japin komentet e tyre. Dokumenti, i përgatitur nga ZRRE dhe këshilltarët e saj me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), paraqet parimet themelore për hartimin e rregullës dhe synon të sigurojë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës konsultimi publik. Komentet e marra gjatë kësaj faze do të shërbejnë për të përmirësuar dhe finalizuar draftin e rregullës.” thuhet në njoftimin e ZRRE
Ky dokumentd përshkruan funksionet kryesore të Operatorit të Energjisë së Ripërtërishme (OER), i cili do të financohet përmes Fondit të Mbështetjes së Energjisë së Ripërtërishme (RES Fondi) nga Detyrimi për Energji të Ripërtëritshme.
është caktuar të kryejë funksionet e OER nga qeveria nën licencën e Operatorit të Tregut. Prandaj KOSTT, është përgjegjës për menaxhimin e Fondit të OER si dhe pala kontraktuese për prodhuesit e energjisë së ripërtërishme.
Dokumenti trajton gjithashtu mekanizmat e mbështetjes për Vet-Konsumatorët (Prosumatorët), menaxhimin e likuiditetit për të siguruar pagesa të qëndrueshme dhe të parashikueshme, si dhe procedurat për përcaktimin dhe rishikimin e OER.
Dokumentin mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.
Të gjitha të interesuarit mund të ofrojnë komentet e tyre edhe sot në adresën: [email protected].
Në linjë me praktikat e mëhershme, ZRRE ka njoftuar se do të hartojë përgjigjet ndaj komenteve dhe do t’i ftojë palët në një punëtori konsultuese.